Lajme
Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një person të dyshuar, i gjen heroinë në automjet
Demokracia
23:20 | 24 Maj 2022

Share:

Pas një pune hetimore dhe operative, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në Graçanicë, drejtuesit të të cilit iu gjend një qese në brendinë e së cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jenë substancë narkotike.

Sipas ekzaminimit, ka rezultuar se substanca narkotike ishte heroinë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në Prishtinë pas një pune hetimore dhe operative sonte me datë 24.05.2022, në Graqanicë kanë ndaluar një automjet të dyshuar VW CADDY ngjyrë e bardhë, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në ulësen e pasagjerit është gjetur një qese në brendinë e se cilës ishin dy paketime me ngjyrë të zezë që dyshohej të jetë substancë narkotike.

Sipas ekzaminimit dhe matjeve fillestare rezulton që substanca e dyshuar narkotike është e llojit Heroinë dhe pesha e saj është 835.4 gram.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bërë bastisja e një banese në lagjen Dardania ku është sekuestruar një telefon”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme