Lajme
Antiamerikanizmi i ulur këmbëkryq në shtet | Kurti që kundërshtoi çdo lloj “Zajednice” u kërkoi opozitës të konfrontoheshin me Escobarin
Demokracia
14:13 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dikur që kundërshtone çdo formë të “Zajednicës”, sot kërkonte nga opozita që të konfrontoheshin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kur ai thotë se për një person nuk ndalet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës kërkoi nga opozita ta mbronte atë, ani pse as deputetët e opozitës e askush nuk është informuar për planin franko-gjerman nga Qeveria Kurti, shkruan Demokracia.com.

Lideri i VV-së sot u udhëhoq nga intuita anti-amerikane, kur kërkoi që liderët e opozitës të konfrontoheshin me Escobarin për të.

“Kur po thotë Escobari “për një njeri nuk nalet Asociacioni” – qaj është momenti kur ju duheni me dalë me thënë kryeministri nuk është vet, por ju nuk dilni”, deklaroi ai sot në Kuvend.

Përkundër këtij deklarimi, numri një i Qeverisë dëshpëroi kur bëri të ditur se plani franko-gjerman është “marrëveshje bazë” e jo finale dhe se nuk e sjell njohjen reciproke.

Përkundër insistimit të opozitës që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për brendinë e planit franko-gjerman, Kurti dhe partia e tij kundërshtuan që të raportonin me dyer të mbyllura në Tempullin e Demokracisë.

Kurti dhe Bislimi kanë bërë të ditur se e kanë pranuar planin franko-gjerman ditë më parë. /Demokracia.com/

Të ngjashme