Kuriozitete
Anti-perëndimori Lavrov u shfaq duke mohuar zërat se ishte në spital – mediat nxjerrin në pah tri detaje interesante në paraqitjen e tij
Demokracia
12:52 | 15 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Vladimir Putinit, Sergei Lavrov, është shfaqur përmes disa pamjeve pasi ishte raportuar se u dërgua me urgjencë në spital pas arritjes për samitin G20 në Indonezi.

Kryediplomati rus u tha se ishte dërguar për trajtim mjekësor për shkak të një “gjendjeje zemre”, shkruajnë mediat e huaja.

Lavrov më vonë lëshoi një deklaratë përmes Ministrisë së Jashtme ruse, e cila i dënoi raportet si “lartësi e falsifikimit”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova postoi një video të Lavrov, ministër i Jashtëm i Putinit që nga viti 2004, i ulur jashtë në një oborr, i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë dhe duke lexuar dokumente.

Por çfarë kanë pikasur mediat është fakti se ai u fotografua me atë që duket të jetë një iPhone 14 prej më shumë se 1000 euro, një Apple Watch dhe këmishën e tij të zbukuruar me logon e artistit amerikan Jean-Michel Basquiat.

Miku i Putinit dukej se po i shijonte këto mallra perëndimore, pavarësisht se ishte vendosur nën sanksione të rënda nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Të ngjashme