Lajme
Anthony Albanese pritet të bëhet kryeministër i ri i Australisë
Demokracia
14:19 | 21 Maj 2022

Share:

Kryeministri australian, Scott Morrison është larguar nga pushteti pasi vendi ka zgjedhur qeverinë e parë laburiste në pothuajse një dekadë.

Kjo do të thotë se lideri laburist Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, përcjell Demokracia.com.

Por ende nuk është e qartë nëse do të jetë lidership i shumicës apo në koalicion me të pavarur dhe parti të vogla.

Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, Albanese ka thënë se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Ai gjithashtu ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.

Nëna e Albanese vjen nga Australia, ndërsa babai i tij, është italian./Demokracia.com/

Të ngjashme