Lajme
Anonymous thotë se e ka sulmuar bankën ruse
Demokracia
16:16 | 24 Mars 2022

Share:

Grupi i hakerëve Anonymous ka njoftuar se ata tashmë kanë hakuar Bankën Qendrore të shtetit rus.

Njoftimin grupi në fjalë e shpërndau në rrjetin social Facebook, ku thanë se brenda 48 orëve do të publikohen 35,000 dosje me marrëveshje sekrete.

Postimi i plotë:

“Anonymous hakoi Bankën Qendrore të Rusisë dhe do të “lëshojë 35,000 dosje me marrëveshje sekrete në 48 orë”.

Na prisni!

Ukrainë, Rusi”

Ky grup i hakerëve më parë kishte hakuar uebsajtin e Kremlinit dhe televizionit rus, pas të cilëve ky grup kishte paralajmëruar edhe për hakime të tjera dhe duket se “viktima” e tyre e radhës është Banka Qendrore e Rusisë.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025