Anonymous pretendon se ka hakuar Bankën Qendrore të Rusisë – dhe po paralajmëron të lëshojë 35,000 marrëveshje sekrete në 48 orët e ardhshme.
Në Twiiter grupi i hakerave shkruan: Kolektivi Anonymous ka hakuar Bankën Qendrore të Rusisë. Më shumë se 35,000 dosje me marrëveshje sekrete do të publikohen brenda 48 orëve.
Hakerët i shpallën luftë kibernetike Rusisë pasi Vladimir Putin dërgoi trupa për të pushtuar Ukrainën një muaj më parë.
Deri më tani, grupi ka marrë përgjegjësinë për 2,500 sulme ndaj qeverisë ruse dhe bjelloruse, mediave shtetërore, bankave, spitaleve, aeroporteve dhe kompanive.
Më herët në mars, Anonymous hakoi shërbimet ruse të transmetimit për të transmetuar pamjet e vijës së parë të luftës ,ku trupat ruse akuzohen se kanë shënjestruar spitalet dhe fëmijët.