Sport
Ankth për Man Unitedin në “Teatrin e Ëndrrave”, Liverpooli i jep “leksion” nën shkëlqimin e Salah
Demokracia
19:23 | 24 Tetor 2021

Share:

Liverpoolit i ka takuar derbi më i madh anglez kundër Manchester Unitedit në kuadër të javës së nëntë kampionale në Premierligë.

“Të Kuqtë” triumfuan më lehtë se që ishte menduar ndaj “Djajve” me rezultat të thellë 0-5, shkruan Demokracia.com.

Në fakt, mysafirët e kryen punën qysh në pjesën e parë të lojës kur realizuan plot katër gola.

Naby Keita heshti “Old Traffordin” tek në minutën e pestë, për ta dyfishuar tetë minuta më vonë Jota.

Pjesa tjetër e kohës ishte e rezervuar për superyllin egjiptian, Mohamed Salah që trefishoi shifrat në minutën e 38-të.

Salah për “pokerin” u përkujdes në minutën e pestë të kohës shtesë në fraksionin e parë të lojës.

Egjiptiani nuk u ndal me kaq, pasi pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë shënoi golin e pestë për Liverpoolin.

Punët edhe më shumë u përkeqësuan për nikoqirët kur Pogba u ndëshkua me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes së ashpër në Keitan i cili u largua me barelë nga fusha.

Me këtë fitore të madhe, Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Chelsea që është lider.

Ndërkohë, Man Unitedit me 14 pikë pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë. /Demokracia.com

Të ngjashme