Sport
Ankohet Milani: Gjyqtari mund të mos e sheh, por pse nuk po reagon VAR-i
Demokracia
22:02 | 25 Shkurt 2022

Share:

Milani sonte duhej të tregonte veten pas barazimit fundjavën e kaluar ndaj Salernitana-s. Udinese mbërriti në San Siro e vendosur për të fituar pikë dhe ishte jo e lehtë për t’u mposhtur.

Fatkeqësisht pati vetëm një barazim 1-1 për kuqezinjtë dhe tifozërinë e tyre… Stefano Pioli foli për DAZN në fund të ndeshjes në San Siro, duke filluar me golin e Udogie, që ishte ai i barazimit:

“Nuk ka dyshim, një top i pastër me dorë. Arbitri mund të mos e shohë, por e kam të vështirë të kuptoj pse VAR nuk e ka parë. Ky është një gabim serioz, ai vendos rezultatin. Edhe nëse nuk kemi bërë një paraqitje të mirë. Në fakt nuk mund të luash vetëm 45 minuta, shumë pushime dhe ndalesa. Megjithatë ne mendojmë të bëjmë më mirë. Situatat në fushë nuk po shkonin mirë, djemtë e mi ishin nervozë për to. VAR-i është aty për të shmangur gabimet. Jemi penalizuar disa herë”, ka thënë i nervozuar Pioli. /Demokracia.com

Të ngjashme