Lajme
Ankohet kryetari i Naftarëve: Çmimi i derivateve është i lartë për standardin e Kosovës
Demokracia
13:13 | 09 Shtator 2023

Share:

Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka komentuar çmimet e derivateve të naftës.

Në një përgjigje për Indeksonline, Berjani ka thënë se nga java e kaluar ka pasur rritje të çmimeve të derivateve. Sipas tij, këto çmime janë të larta për standardin e Kosovës.

“Çmimi i derivateve për standardin tonë, për qytetarët tanë është i lartë. Çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro. Por kjo nuk varet nga ne, po as nga Qeveria. Çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje te çmimit të derivateve ne BERZ dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC.

Dhe kemi pas një rritje te lehtë të çmimeve. Për çmimet në ditët në vijim çfarë çmime do të kemi s’mundemi me paragjyku se po ka lëvizje të mëdha në tregje ndërkombëtare dhe BERZ.” – ka thënë Berjani.

Të ngjashme