Sport
Ankohet Arsenali, goli i Isakit është dashur të anulohet
Demokracia
10:34 | 08 Janar 2025

Share:

Skuadra e Arsenalit pësoi humbje në ndeshjen e parë gjysmëfinale në EFL Cup ndaj Newcastle Unitedit me shifrat 0:2.

Alexander Isak, ishte sulmuesi suedez që shënoi golin e parë në minutën e 37’të për ekipin anglez, Newcastle, shkruan indeksonline Pikërisht për këtë gol po diskutohet shumë në rrjetet sociale dhe tifozët tashmë po thonë se goli i suedezit është dashur të anulohet, shkruan Indeksonline

Isak para se të shënonte gol, bëri një shtyrje të lojtarit kundërshtar, e që cilësohet si faull.

Golin e dytë në mbrëmjen e së martës e shënoi sulmuesi anësor anglez, Gordon në minutën e 51’të.

Ndeshja e kthimit në “St. James Park” zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm (Shkurt).

 

Të ngjashme