Lajme
Ankohen qytetarët: Paga e ulët shkaktari kryesor i migrimit
Demokracia
17:33 | 12 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Paga e vogël duket se është shkaktari kryesor për qytetarët që lëshojnë vendin. Disa thonë se në Kosovë nuk vlerësohet puna, e të tjerët thonë se profesioni i ndihmon për një punë me pagë më të mirë, megjithatë, vështirësitë nisin në momentin që kërkohet puna në bazë të profesionit.

Qytetarët për KosovaPress kanë shprehur zhgënjimin që po bëhet rreth punësimit.

Ilaz Dema, tha që në Kosovë ka shumë probleme me papunësi.

“Me pagë mundesh me arrit çdogjë… Kemi shumë probleme, siç janë: papunësia, korrupsioni… Kemi humb shumë dhe ende do të humbim, jemi në një situatë shumë të keqe”, tha ai.

Po ashtu, edhe Shukrije Doda tha që puna nuk vlerësohet aq sa duhet.

“Pa profesion as pagë të mirë nuk ke. Në Kosovë nuk vlerësohet aq sa duhet”, tha ajo

Zymer Marmori tha se të rinjtë janë zhgënjyer nga Kosova dhe se mundësinë e parë kërkojnë të emigrojnë.

“Të dytat, profesioni por edhe paga. Mos me pas profesion s’mundesh me pas pagë… Këtu nuk po kanë as paga hiç, se me pas bile njëfarë page 400-500€, kishin qëndru ndoshta, por s’ka dhe duhet me emigru. Kam tre fëmije, secili mundohet e thotë, veç a m ‘bohet viza diqysh me dalë jashtë, se këtu s’po kanë perspektive. Kush i ka këta udhëheqëset të njohshëm, thonë pse se ki pas dajën ministër ose dikon për t’u punësuar, kanë përfunduar fakultetin”, tha ai.

Ndërsa Abide Sabedini tha që po qëndrojnë me shpresë që në të ardhmen të vlerësohet më shumë puna që bëjnë.

“Profesioni ta hapë rrugën edhe për një pagë më të mirë, dhe më të dobishme për shoqëri… Për momentin nuk është paga e mjaftueshme, por mendoj që aq janë mundësitë, mundësitë e Qeverisë tonë, shpresojmë për të ardhmen më të mirë. Dikush edhe i ka ndoshta rrogat më të mira, por pjesa më e madhe e popullit nuk i kanë pagat sa ish dashtë t’i kenë. Nuk janë të mjaftueshme”, tha ajo.

Osman Abazi tha që profesioni që ka pagë të mirë duhet të zgjidhët, se nëse profesioni nuk ka bazë të mirë materiale, atëherë nuk ka arsye për ta zgjedhur.

“Varet prej bazës materiale. Duhet të renditen, duhet profesioni të kërkohet për një pagë më të mirë, qaty është esenca, te paga. Nëse nuk ka pagë të mirë, duhet zgjedhur profesioni për me pas një pagë të mirë, janë të lidhura njëra me tjetrën… Secili po mundohet të orientohet në një profesion që të ketë një bazë të mirë materiale, se profesioni nëse nuk ka një bazë materiale atëherë s’kish pas kuptim. Është e rëndësishme edhe në shkolla të shtohet një lëndë për orientimin profesional, që sot bazë kryesore është orientimi profesional”, tha ai.

Të ngjashme