Gazetari i sektorit të shëndetësisë, Bujar Vitija, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për injorim të ankesave të qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe private shëndetësore.
Ai ka treguar se vetëm vitin e kaluar në Ministri të Shëndetësisë janë ankuar 214 qytetarë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Vitija ka shkruar se masa janë marrë vetëm në pesë raste.
“214 qytetare jane ankuar vitin e kaluar ne Ministrine e Shendetesise ndaj institucioneve publike dhe private shendetesore. Shikoni raportin se sa dhe çfare masa jane marr. Nga MSh ne biseda private shpesh me thone se qytetaret nuk po ankohen per parregullesi ne institucione shendetesore, prandaj edhe eshte e veshtire me marr masa. E KU me u anku? Pse me u anku kur nuk merren masa? Me kete performance qytetaret nuk e kane nje adrese te sigurt se ankesa e tyre do te trajtohet me seriozitet dhe do t’i shkohet deri ne fund”, ka shkruar Vitija.