Sport
Ankesat ndaj gjyqtarëve vijnë edhe nga Liga e Parë, Vëllaznimi pretendon se është dëmtuar në pranverë
Demokracia
19:26 | 22 Mars 2022

Share:

Krahas klubeve të Superligës, edhe ato të Ligës së Parë kanë ankesat e tyre në lidhje me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët.

Të fundit që janë ankuar në ndarje të drejtësisë janë KF Vëllaznimi, klubi me traditë në Kosovë që po bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Gjakovarët pretendojnë se janë dëmtuar në stinorin pranveror, ndërsa sipas tyre, kulmimi ishte në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Gjakovë kundër A&N-së.

“Kuqezinjtë” akuzojnë gjyqtarin kryesor të atij takimi, Valon Abazin i cili, sipas tyre, udhëtoi në Gjakovë me të vetmin qëllim për t’i dëmtuar.

Ata madje reagimin e kanë përcjellur edhe me pamje.

Reagimi i Vëllaznimit (pa ndërhyrje):

REAGIM

KF “VËLLAZNIMI” ndihet jashtë mase i revoltuar me ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e zhvilluara në stinorin pranveror. Kjo kulmoi në ndeshjen e fundit të cilën e zhvilluam si vendas në Gjakovë kundër klubit KF A&N.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Valon Abazi (nëse mund të quhet gjyqtar) u pa që në minuten e parë se me cfarë qëllimi kishte udhëtuar në Gjakovë. I njejti në min. e parë të ndeshjes lejon që loja të vazhdoj në vend që të akordojë penallti pas një ndërhyrjeje nga prapa në zonë ndaj futbollistit tonë (shiko videon). Sikur të mos mjaftonte kjo, ky pseudogjyqtar aplikon kritere krejtesisht tjera për ekipin kundërshtarë duke akorduar dy penallti në favor të tyre(e para nga to shumë e dyshimtë, sepse ishte prekje me dorë nga lojtari i KF A&N para se të akordonte penallti – shiko videon) .

Kur kesaj i shtohen ndërprerjet e panumërta dhe të panevojshme të lojes, faullat e panumërt të pa akorduar në favorin tonë, atëherë ç’do gjë bëhet edhe më e qartë.

Do të ishim shumë të interesuar të dimë se si është e mundur që brenda dy javësh luajmë dy herë ndaj të njejtit kundërshtarë në të njejtin stadium dhe në të dy ndeshjet delegohet i njejti gjyqtarë (edhe në ndeshjen e parë referimi ishte skandaloz). Pyetja tjeter që shtrojmë është, si është e mundur që i njejti gjyqtar delegohet 6 herë në ndeshjet e klubit A&N brenda nje edicioni garash, mbrenda 9 jave 5 her i deleguar per KF A&N. Rastesi ? Urojmë të jetë ashtu.

Kujtojme që së shpejti KF, VELLAZNIMI”nga Gjakova feston 100 vjetorin e themelimit. Dhe, të vie një njeri si Valon Abazi e të na dëmtojë pafundesisht (jo njeherë) midis Gjakovës, kjo nuk kaperdihet assesi.

Për të mos e zgjatur më tepër, urojmë që ky gjyqtarë së paku të perfundojë në komisionin disiplinor dhe të marrë denimin e merituar. Poashtu, kërkojmë nga komisioni për delegimin e gjyqtarëve që Valon Abazi të mos delegohet në të ardhmen në ndeshjet e klubit tonë.

Ketij reagimi i bashkangjiten edhe pamjet filmike nga ndeshja në fjale.

Me respekt, KF “VËLLAZNIMI”

Gjakove“./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024