Lajme
Ankesa të shumta në Prishtinë për mushkonja, Drejtori i Shëndetësisë: Të hënë nis faza 3 e dezinsektimit
Demokracia
22:50 | 15 Korrik 2023

Share:

Banorët e Prishtinës janë duke u ankuar për numrin e madh të mushkonjave. Një faqe në rrjetet sociale që merren me denoncimin e problemeve në kryeqytet, kanë kërkuar nga kryetari Përparim Rama që të bëhet dezinsektimi nëpër lagjet e Prishtinës.

Lidhur me këtë ankesë dhe kërkesë, ka reaguar Drejtori për Shëndetësi i Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, duke treguar se sot ka filluar për herë të tretë hedhja e larvicidit dhe se të hënën do të fillojë faza e tretë e dezinesktimit hapësinor.

‘Sot ka filluar për herë të tretë hudhja e larvicidit dhe të hënën fillon faza e tretë e dezinsketimit hapësinor. Ju lutem që të bashkëpunoni me ekipet tona për secilën lagje me qëllim që aktiviteti te jetë sa më i suksesshëm. Unë me ekipin tim nga e hëna deri të shtunën do të jemi në secilën lagje dhe rrugë!”, ka shkruar Sadiku.

Të ngjashme