Lajme
Ankesa, pezullim dy herë e çmimi më i shtrenjtë| Çka ndodhi me tenderi 75 mijë euro të AQP-së?
Demokracia
15:31 | 10 Shtator 2023

Share:

Më 21 korrik 2023, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kishte publikuar njoftimi për tenderin me titull “Avancimi i platformës së prokurimit elektronik – ndërlidhja me sistemin e Thesarit”- që nga atëherë, ky aktivitet i prokurimit është pezulluar dy herë. Vlera e parashikuar e tenderit është 75 mijë euro. Çka dihet?

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kishte hapur tender me vlerë e 75 mijë eurove, para një muaji. Lloji i procedurës që është ndjekur për këtë tender, ishte procedura e hapur dhe kriter i dhënies së tenderit ishte çmimi më i ulët.

Në garë për këtë tender ishin katër kompani.

Grupi i operatorëve ekonomik NOVUS shpk, Global CT Digital Kosovo shpk, me vlerë të ofertës 34 mijë e 343 euro, kishin çmimin më të ulët në këtë aktivitet.

Ndërkaq, grupi i operatorëve ekonomik Cacttus SH.A. Harrisia shpk, ofertuan me 45 mijë e 312 euro.

Operatori ekonomik Inter Adria LLC ofertoi me 56 mijë e 640 euro, ndërsa, grupi i operatorëve ekonomik JV INFODOM – KOMtel PROJEKT ENGINEERING; Korntel Project Engineering SHPK, ofertuan me çmimin më të lartë, pra me 71 mijë e 980 euro.

Pavarësisht pse krititer i dhënies së kontratës ishte çmimi më i ulët, Agjencia Qendrore e Prokurimit, rekomandoi për dhënie të tenderit grupit të operatorëve ekonomik “JV INFODOM – KOMtel PROJEKT ENGINEERING; Korntel Project Engineering SHPK”.

Çka ndodhi?

Aktiviteti i prokurimit ishte pezulluar fillimisht më 23 gusht, pas ankesave të dy operatorëve ekonomikë.

Në vendimin për pezullim nuk ka arsyetim, por siç mund të shihet në fotografinë më poshtë, aty thuhet se: “Agjencia Qendrore e Prokurimit, duke vendosur sipas kërkesa për ri-shqyrtim të operatorëve ekonomik “Cacttus” Sh.a dhe NOVUS SH.P.K lidhur me aktivitetin e Prokurimit “Avancimi i paltformës së prokurimit elektronik – ndërlidhja me sistemin e Thesarit…”, shkruan Nacionale.

Operatorët ekonomikë të tjerë, sipas AQP-së ishin elimininuar për shkak të mos përmbushjes së kërkesave teknike dhe kritereve që ishin përcaktuar në Dosjen e Tenderit.

Në dokumentet tutje mund të shiheni arsyet pse operatorët e tjerë ekonomikë ishin eleminuar nga gara.

Pas kësaj, dy kompanitë, “Cacttus” Sh.a dhe NOVUS SH.P.K, ishin ankuar, por atyre u ishte refuzuar kërkesa për rishyqrtimin e aktivitetit të prokurimit.

Në ankesat e grupit të operatorëve NOVUS SH.P.K, thuhej se kompania e tyre kanë paraqitur ofertë të përgjegjshme dhe që i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara.

Gjithashtu, kjo kompani ishte ankuar se AQP ka shpërblyer me një operatorë ekonomik që ka çmimin më të shtrenjtë.

Edhe opertori tjerër “Cacttus” Sh.a ishte ankuar se procesi i vlerësimit të ofertave nuk është zhvilluar në harmoni me dispozita ligjore dhe aktet tjerë të prokurimit publik.

Të dy këto pretendime të operatorëve ekonomikë, AQP-ja i kishte hedhur si të pabazuar anipse kompania që ishte rekomanduar për marrjen e tenderit, ishte me çmimin më të lartë nga të gjithë ofertuesit e tjerë.

Anipse ankesat e operatorëve ekonomikë, ishin hedhur si të pabazuara, përsëri kontrata nuk është dhënë kompanisë që ishte rekomanduar.

Më 8 shtator, AQP ka pezulluar edhe një herë aktivitetin e prokurimit.

Agjencia Qendrore e Prokurimit, duke vendosur sipas nenit 112 paragrafi 1 të LPP-së, na obligon ne si autoritet kontraktues që automatikisht ta pezullojmë aktivitetin e prokurimit.” – thuhet në vendim.

Arsyetim nuk ka, ndërsa neni 112 “Efekti pezullues i ankesave” paragarfi 2 i Ligjit për Prokurimin Publik, që është cituar thotë kështu: “1. Përveç nëse paneli përkatës shqyrtues nxjerr një vendim tjetër me shkrim dhe përderisa ta nxjerrë këtë vendim, dorëzimi i një ankese e obligon autoritetin kontraktues që automatikisht ta pezullojë zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë.

Ndërkohë, operatorit ekonomik, “CACTTUS” SH.A. & HARRISIA” SH.P.K” janë ankuar edhe në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Të ngjashme