ShowBiz
Ankandi i radhës, në shitje karrigia e Elvis Presley, veshje të Beyonce e Ed Sheeran
Demokracia
16:24 | 22 Nëntor 2023

Share:

Një karrige e firmosur nga Elvis Presley, pritet të dalë në ankand. Madje, karrigia është e veçantë sepse ishte e preferuara e këngëtarit në pushimet e tij sekrete të vitit 1959, 2 javë para se të takohej me bashkëshorten e ardhshme, Prishila Presley.

Në ankand, pritet të dalin të tjera sende personale të tij, gati 400 në total, që nga posterat, sende intime, materiale promocionale, CD etj.

Pjesë e ankandit pritet të jenë edhe sende të tjera me vlerë si një kostum i Beyonce apo një xhaketë e Ed Sheeran. Ankandi do të zhvillohet online ne 2 dhjetor dhe do të transmetohet online në Los Anxhelos, Kaliforni dhe Florida.

Të ngjashme