Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) është diskutuar në masë të madhe marrëdhënia e Lumbardhit me Kaderin.
Disa nga banorët hodhën dyshimet e tyre për këtë romancë në bazë të disa veprimeve që kanë parë.
Krejt në fund, ka qenë opinionistja Anita Muçaj – Haradinaj, e cila i ka bërë disa pyetje Lumit.
Ajo e ka pyetur për lidhjen që kishte jashtë, kur e ka nisur, kur ka përfunduar dhe si ka munduar që të dashurohet kaq shpejt.
Lumbardhi zbuloi se e ka mbyllur atë raport gjatë verës dhe nuk ishte për shkak të hyrjes së tij në BBVK.
Duket se këto pyetje të Anitës u bënë për shkak të disa lajmeve që qarkulluan në media e shtypin rozë.
Sidoqoftë, çifti tha që janë të lumtur dhe se do ta vazhdojnë lidhjen edhe jashtë.