Lajme
Anijet ushtarake ruse bombardojnë 4 fshatra pranë Odesës
Demokracia
14:24 | 16 Mars 2022

Share:

Anijet luftarake ruse në Detin e Zi kanë bombarduar bregun e Ukrainës në zonat afër qytetit kyç jugor të Odesës, sipas forcave të armatosura të Ukrainës.

Sipas një deklarate të postuar në faqen e forcave të armatosura në Facebook, fshatrat Lebedivka, Sanzheika, Zatoka dhe Bilenke, të cilat të gjitha shtrihen rreth 30 kilometra në jug të qytetit port, janë bombarduar në 24 orët e fundi., shkruan abcnews.al.

Odessa është qyteti i tretë më i madh i Ukrainës dhe konsiderohet si një objektiv kryesor i fushatës ruse.

Të ngjashme