Lajme
Anije ruse ndodhen pranë Shqipërisë, mediat italiane: Manovrat e Moskës detyrojnë ngritjen e avionëve
Demokracia
20:09 | 06 Mars 2023

Share:

Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk po kufizohet vetëm në fushëbetejën ukrainase, por luhet edhe në thellësitë e detit Mesdhe.

Prej muajsh analistët po shikojnë me shqetësim manovrat gjithmonë e më të shpeshta dhe provokuese të anijeve ruse në Mesdhe, por orët e fundit situata po tensionohet edhe më shumë, aq sa Italia ka ngritur në qiell avionët e saj P-72 për të monitoruar situatën nga lart.

Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk po kufizohet vetëm në fushëbetejën ukrainase, por luhet edhe në thellësitë e detit Mesdhe.

Pak më poshtë, në afërsi të Sicilisë, dy anije të tjera të Moskës po vërtitën prej javësh, ku njëra prej tyre është Luftanija Admiral Kasatanov, nga më modernet e flotës ruse.

Disa muaj më parë një episod i ngjashëm ndodhi pikërisht në zonën ku kalon gazsjellësi TAP, që kalon nga vendi ynë dhe anashkalon Rusinë .

Një mesazh i fortë  të Moskës, ky, që ujërat e Mesdheut mund të mos jenë më aq të qeta siç jemi mësuar.

Të ngjashme