Lajme
Anija me 29 persona shpërthen në flakë në mes të detit, 3 turistë të zhdukur
Demokracia
13:53 | 11 Qershor 2023

Share:

Një jaht është përfshirë nga flakët në mes të Detit të Kuq.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, mësohet se tre turistë britanikë janë zhdukur pasi jahti i quajtur Uragani shpërtheu në flakë. Në anije mësohet se ishin 29 persona.

Pamjet tronditëse treguan gjysmën e jahtit duke u shkatërruar nga flakët. Shërbimet e shpëtimit u alarmuan për zjarrin pasi flaka u tha se kishte filluar në dhomën e motorit për shkak të një qarku elektrik.

Deri më tani, 26 pasagjerë janë shpëtuar, ku 12 prej tyre janë britanikë dhe 14 të tjerë mendohet të jenë egjiptianë.

Të ngjashme