Lajme
Anija e bllokuar nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter (Video)
Demokracia
17:14 | 06 Prill 2021

Share:

Ekuipazhi i anijes holandeze “Eemslift Hendrika” të mbetur në mes të detit, e bllokuar nga dallgët, u shpëtua me helikopter nga Roja Bregdetare Norvegjeze. Anëtarët e ekuipazhit janë evakuar dhe anija është braktisur.

Ekuipazhi i anijes holandeze, e cila qëndron në mes të detit e pushtuar nga dallgët, u shpëtua me helikopter.

12 anëtarët e bordit të  anijes  ”Eemslift Hendrika” u shpëtuan në mes të detit nga Roja Bregdetare Norvegjeze.

Ekipet e SAR fillimisht evakuuan 8 anëtarë të ekuipazhit, duke lënë 4 të tjerë në bord. Në një azhurnim më vonë të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë evakuar dhe anija është braktisur.


Ata qëndruan mbi anije për të provuar shpëtimin e saj, por ishte e pamundur.

Anija mbetet ende në det të hapur, por sipas autoriteteve norvegjeze motori kryesor është prishur dhe anija po vjen drejt tokës.

“Ka rrezik që të përmbyset dhe të fundoset”, tha Hans Petter Mortenson i Administratës Bregdetare Norvegjeze.

Eemslift Hendrika, e ndërtuar në 2015, menaxhohet nga Amasus Shipping B.V, e regjistruar në Hollandë, ofron transport të rregullt të jahteve midis Norvegjisë dhe Turqisë.

Të ngjashme