Arte
‘Anibar’ prezanton 242 filma këtë vit
Demokracia
17:30 | 10 Qershor 2021

Share:

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” ka shpalosur programin artistik për këtë vit.

Ky është edicioni i 12-të i Anibar dhe do të mbahet nga data 23 deri më 30 korrik në Pejë, shkruan Demokracia.com.

242 filma janë përzgjedhur për nëntë kategori të cilat përfshijnë Konkursin Ndërkombëtar, Konkursin Studentor, Konkursin Ballkanik, Konkursin e Video Muzikës së Animuar, Konkursin e Filmit të Metrazhit të Gjatë, Konkursin Eksperimental dhe Konkursin e të Drejtave të Njeriut.

Për shkak të situatës pandemike, Anibar mund të vizitohet drejtëpërdrejtë dhe në mënyrë virtuale.

”Ju mirëpresim në kinematë tona në Pejë, Kosovë, ku do t’i kemi tre te hapura dhe dy të mbyllura. Virtualisht, vizitorët mund të shikojnë të gjitha filmat në platformën tonë dixhitale në online.anibar.org”, thuhet në komunikatën për media.

Për zhvillime të tjera do të ju informojmë ditëve në vazhdim. /Demokracia.com/

Të ngjashme