Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Sauthgate ka publikuar listën për ndeshjet e marsit ndaj San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë, shkruan Demokracia.com.
“Tre Luanët” do të përballen me disa mungesa e ku vërehet më së shumti ajo e Jack Grealish dhe Trent Alexander–Arnold. Trajneri i “Tre luanëve” ka bërë shumë ndryshime nga grumbullimi i fundit duke rikthyer mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw që për herë të fundit ka qenë i grumbulluar në 2018.
Forma e mirë gjatë këtij edicioni ka detyruar timonierin e Anglisë ta grumbullojë në skuadër edhe Jesse Lindgardin, që luan në huazimi te West Ham. John Stones i Manchester City është një tjetër rikthim në kombëtaren pasi mbrojtësi mungonte që nga nëntori i 2019-ës.
Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të Anglisë për ndeshjet eliminatore të muajit mars përfshirë edhe sfidën ndaj Shqipërisë. /Demokracia.com