Sport
Anglia kualifikohet në çerekfinale të Botërorit, atje luan me Francën
Demokracia
21:52 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” falë fitores kundër Senegalit në 1/16 e finales.

“Tre Luanët” e drejtuar nga Gareth Southgate triumfuan 3:0 kundër Senegalit, shkruan Demokracia.com.

Henderson zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të duke ia dhënë epërsinë Anglisë.

Sulmuesi Harry Kane e dërgoi Anglinë në pushim me epërsi të dyfishtë kur shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

“Goditjen” e fundit senegalezëve ua dha Saka që konkretizoi në minutën e 57-të.

Kësisoj, Anglia në çerekfinale do të ketë punë të vështirë pasi takohet me Francën./Demokracia.com/

Të ngjashme