Sport
Anglia e nis me goleadë rrugëtimin drejt trofeut, e turpëron Iranin në Katar
Demokracia
16:13 | 21 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022” duke shënuar fitore të thellë 6:2 kundër Iranit në kuadër të Grupit B, shkruan Demokracia.com.

Bellingham zhbllokoi shifrat në minutën e 35-të duke ia dhënë epërsinë e parë anglezëve.

Tetë minuta më vonë, golin e qetësisë e shënoi Saka me vollej në minutën e 43-të. Epilogun e fraksionit të parë të lojës e vulosi Sterling në minutën e parë shtesë.

Anglezët e nisën më mirë edhe pjesën e dytë me Sakan që gjeti golin e dytë personal dhe të katërtin për “Tre Luanët”.

Irani u kundërpërgjigj pas tre minutave me golin e Taremit.

Rashford u përkujdes për golin e katërt në minutën e 71-të, kurse të pestin e konkretizoi Grealisht në minutën e 90-të. Krejt në sekondat e fundit Irani gjeti golin e dytë me anë të Taremit nga penalltia.

Anglia dhe Irani janë në Grupin B me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin, takimi i të cilëve luhet sonte me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/

Të ngjashme