Sport
Angelovski publikoi listën e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut, gjashtë shqiptarë në përbërje
Demokracia
19:39 | 15 Mars 2021

Share:

Maqedonia e Veriut përkatësisht përzgjedhësi Igor Angelovski,  ka  publikuar emrat e  26 futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit.

Grumbullimi i  reprezentacionit maqedon është caktuar për  ditën e diel, më  22 mars, ndërsa përgatitjet do të zhvillohen në kampin stërvitor të FFM-së. Tre ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas këtij orari: Rumani – Maqedoni e Veriut, zhvillohet më 25 mars, në Bukuresht, ndeshja Maqedoni e Veriut – Lihtenshtajni zhvillohet në arenën “Todor Proevski” në Shkup më 28 mars dhe ndeshja e tretë Gjermani – Maqedoni e Veriut  në Duizburg më  31 mars.

Plot gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar për tri ndeshjet e radhës së Maqedonisë.

Lista:

Portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Martin Bogatinov dhe Riste Jankov.

Mbrojtje: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Kire Ristevski, Darko Velkovski,  Ezgjan Aliovski dhe Gjoko Zajkov

Mesfushorë: Enis Bardhi, Arijan Ademi, Boban Nikollov, Stefan Spirkovski, Elif Elmaz, Tihomir Kostadinov, Daniel Avramovski, Marjan Radevski dhe Ferhan Hasani

Sulmues: Goran Pandev, Ivan Triçkovski, Ilija Nestorovski, Kërste Velkovski dhe Vlatko Stojanovski. /Demokracia.com

Të ngjashme