ShowBiz
Angelina Jolie thotë se divorci me Brad Pitt e ka penguar të realizojë ëndrrat
Demokracia
15:47 | 21 Prill 2021

Share:

Angelina Jolie thotë se divorci problematik me Brad Pitt i ka pamundësuar të ndjek ëndrrat e saj si regjisore e filmave.

Dy aktorët janë në betejë gjyqsore rreth kujdestarisë së gjashtë fëmijëve të tyre qe pesë vite, transmeton Demokracia.com

Angelina dhe Brad janë prindër të Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Angelina në një intervistë pranoi se divorci i kishte ndikuar keq në përpjekjet e saj për të realizuar ëndrrat .

“Mua më pëlqen shumë të bëj regji filmash, mirëpo situate në shtëpi e ka bërë të pamundshme për mua të bëj këtë punë për pak vite”.

Përpos kësaj ajo tha se i është dashur të pranojë role më të shkurtëra të aktrimit, në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët./Demokracia.com/

 

Të ngjashme