Lajme
Anëtari i VV-së Beshiri: Agim Bahtiri nuk përfaqëson VV-në, ai ka qeverisur me familjarë e miq – nuk dhezë më premtimi për vende pune
Demokracia
19:58 | 16 Shtator 2021

Share:

Aktivisti i LVV-së, sociologu mitrovicas Ramadan Beshiri sot ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka folur për gjendjen e qytetit të Mitrovicës dhe zgjedhjet.

Beshiri ka thënë se Agim Bahtiri nuk përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosjen dhe duhet ndëshkuar me votë, pasi i njejti ka qerverisur me familjarë dhe miq.

Përfaqësuesi i grupit “Tavnik City” ka porositur kandidatët që mos të premtojnë më vende pune dhe bashkim të qytetit, pasi sipas Beshirit më “nuk dhezin” këto premtime.

Tutje ai ka shtuar se qyteti ka pësuar regres dhe varfëri, ndërsa edhe drejtorët që kanë udhëhequr me digastere nuk kanë qenë të thirrur për ato drejtori që kanë udhëhequr.

“Agim Bahtiri mund të udhëheq mirë një fabrikë të këpuradhave në Holandë, por komuna e Mitrovicës nuk është fabrikë për këpurdha, ajo duhet të udhëhiqet nga intelektual dhe persona të përgatitur”, ka thënë Beshiri.

Në pyetjen e gazetarit se a mund të pësojë nga VV për këto fjalë, Beshiri ka thënë jo, pasi vetë Albin Kirti na ka mësuar ta kundërshtojmë të pa drejtën.

Të ngjashme