Lajme
Anëtari i LDK-së: Të rinumërohen votat e diasporës, ato me kusht dhe kutitë e dyshuara të manipulimit
Demokracia
14:55 | 07 Mars 2021

Share:

Faton Bislimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),  i ka bërë thirrje PZAP-së që të dërgojë në rinumërim të gjitha votat me kusht dhe të diasporës, e gjithashtu edhe secilën tjetër kuti votimi ku ka dyshim për manipulim.

Pas skandalit të rapotuar për blerjen e votave nga Aaleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi, duke thënë se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar vetë ai.

“Më 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së”, shkruan Bislimi.

Ai tutje tha se skandali i përmendur vë në pikëpyetje procesin zgjedhor dhe ky model i vjedhjes prek edhe shumë kandidatë të tjerë.

“Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidatë tjerë”, shkruan Bislimi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që të dërgojë në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim, në të kundërtën sipas tij, demokracia siç u shpreh ai, fragjile e jona po fundoset.

Ky është postimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do duhej të bënte PZAP sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Perndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë!/Demokracia/

Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për…

Posted by Faton Bislimi on Sunday, March 7, 2021

Të ngjashme