Lajme
Anëtari i LDK-së pretendon se kjo parti po tenton të zgjedhë një kryetar formal
Demokracia
10:17 | 06 Mars 2021

Share:

Anëtari i LDK-së, Naser Rugova po pretendon se kjo parti është duke tentuar që ta zgjedhë një kryetar formal, të cilit sipas tij, mund ta kontrollojnë.

Rugova përmes një shkrimi në rrjeitin social Facebook ka thënë se “garda kanceroze” e LDK-së nuk e ka synim fuqizimin e kësaj partie, përcjell Demokracia.com.

“Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri. Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri. Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/naser.rugova/posts/10158311415278752

Të ngjashme