Lajme
Anëtari i KQZ-së në Shqipëri shkon në mbledhje me bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”
Demokracia
14:52 | 07 Prill 2023

Share:

Anëtari i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Arens Çela në mbledhje e sotme është paraqitur i veshur me bluzën që mban mbishkrimin “Liria ka emër”, fushatë kjo në mbështetje të UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj të cilët po gjykohen në Hagë.

Fotografia e tij është publikuar në faqen e KQZ-së, shkruan Demokracia.com.

Mbështetja për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po rritet çdo ditë e më shumë, kudo që ka shqiptarë.

Vetëm javën që shkoi nisma “Liria ka emër” mblodhi në Prishtinë rreth 100 mijë qytetarë të cilët i dhanë mbështetje luftës së UÇK-së. dhe kërkuan për drejtësi për ish-krerët e saj. /Demokracia.com/

“Liria Ka Emër” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në “Marshin për Drejtësi”: Ky ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar

 

Të ngjashme