Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ka biseduar me presidentin turk Tajip Erdogan rreth anëtarësimit të Finlandës në NATO, duke thënë se zhvilluan një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, sipas The Guardian
“Patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me Presidentin Erdogan. Unë i theksova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëra-tjetrës dhe kështu marrëdhënia jonë do të forcohet.
Finlanda sigurisht dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Ne do të vazhdojnë dialogun,” tha kryeministri finlandez në një mesazh në Twitter.
An open and direct phone call with President @RTErdogan. I stated that as NATO Allies Finland and Turkey will commit to each other’s security and our relationship will thus grow stronger. Finland condemns terrorism in all its forms and manifestations. Close dialogue continues.
— Sauli Niinistö (@niinisto) May 21, 2022
Finlanda dhe Suedia më 18 maj aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Helsinki dhe Stokholmi kanë njoftuar synimin e tyre për t’u bashkuar me bllokun në sfondin e agresionit rus në Ukrainë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoagan nga ana tjetër ka theksuar Ankaraja nuk mund të miratojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pasi këto vende strehojnë organizatat terroriste dhe kanë vendosur sanksione kundër Turqisë.