Lajme
Anesteziologët po ikin te privatët, QKUK-ja me gjendje të rënduar
Demokracia
20:28 | 19 Nëntor 2022

Share:

Muajin dhjetor Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv në QKUK do të hyjë me dy anesteziologë më pak, të cilët tashmë kanë ofruar dorëheqjen e tyre për të shkuar në një spital privat.

Numri i këtij profili në sektorin publik po bie, dhe se nga muaji i ardhshëm do të mbesin vetëm 45 anesteziologë.

Sipas kreut të Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensvistëve, Lulzim Emini, efektivisht në punë janë vetëm 40 nga ta,  ndaj edhe kujdestaritë do ti kenë ende më të shpeshta sesa tani.

“Do të fillojmë në çdo të pestën ditë, nëse njeri koleg shkon në pushim, do të shkojmë në  kujdestari në çdo të dytën ditë”, tregon anesteziologu, Lulzim Emini, njofton Klankosova.tv.

E, kjo situatë po konsiderohet e patolerueshme dhe e dëmshme për shëndetin e këtyre mjekëve dhe pasojat e mundshme tek pacientët.

Anesteziologu Emini tregon se që nga marsi kur është alarmuar kjo gjendje emergjente, të gjitha hallkat e shëndetësisë deri të kryeministri janë mirë të informuar, por pa asnjë veprim.

Madje i njëjti thekson se në vitin 2022 sektori privat është fuqizuar jashtëzakonisht shumë.

Lidhur më këtë temëdrejtoria e SHSKUK-së nuk ka dhënë leje që të flas kreu i Klinikës, Gazmend Spahija.

Madje,televizioni lidhur me këtë çështje ka adresuar gjatë ditës pyetje tek ZKM-ja, MSh-ja, Bordi i ShSKUK-së dhe tek drejtoria e kësaj të fundit, por pa asnjë përgjigje sa i përket strategjisë së ruajtjes të këtij kuadri në QKUK.

Të ngjashme
Lajme • 29 Mars 2024