Lajme
Aneksimi i territorit ukrainas nga Rusia, Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror
Demokracia
17:59 | 30 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka reaguar për aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Në një reagim në Twitter, Begaj shprehet se dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, teksa e quan lajm të keq për paqen dhe rendin botëror, veprimin e fundit të Rusisë.

“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.

Të ngjashme