Lajme
Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, Turqia: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
Demokracia
09:41 | 01 Tetor 2022

Share:

Turqia ka hedhur poshtë aneksimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia të shtunën, duke e quajtur vendimin një “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, shkruan The Guardian.

Ministria e Jashtme tha se nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, duke shtuar se kundërshton vendimin e Rusisë për të aneksuar Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Ky vendim, i cili përbën shkelje të rëndë të parimeve të përcaktuara të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet.

Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës vazhdon të rritet, bazuar në paqe që do të arrihet përmes negociatave,” tha ai.

Të ngjashme