Komentatori i Radio Televizionit të Kosovës, Andin Lokaj ka vazhduar ende me nënvlerësimet për Kombëtaren e Shqipërisë.
Komentatori nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë është “out” edhe me kampionat vendor, por edhe të jashtit, shkruan Demokracia.com.
Lokaj me Shqipërinë është marrë edhe në një koment bërë drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit.
Ky i fundit më 15 nëntor u shpreh në Facebook: “SHQIPËRIA e respekton dhe vlerëson kampionatin e vet, ndërsa KOSOVA as nuk e konsideron”. Zymberi u shpreh kështu pasi te Kombëtarja A e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës, u aktivizuan Taulant Seferi dhe Erion Hoxhallari, dy futbollistë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.
Komentatori i RTK-së në të njëjtin postim, komentoi duke shkruar se Shqipëria është “out” edhe në kampionat edhe jashtë saj.
Madje, Lokaj ka shkuar aq larg sa ka theksuar se në Evropianin e 2016, Shqipërinë e “dërgoi droni”.
“Këta edhe me kampionat te vet edhe me të jashtit janë aut. Këta njëherë ‘Droni’ i coj, se këta papa përjetë” – ishte komenti i Lokajt lidhur me Shqipërinë, teksa ndaj Zymberit dhe Dritës u shpreh: “Ne poashtu s’kemi sen kështu që pusho, këqyr kampion bëhu sivjet ti nëse mundesh me menaxhim tëndin pa ndihma anash. Shnet”. /Demokracia.com