Lajme
Andi Bushati vjen në Kosovë për të përhapur teori konspirative, si ato për Clintonin e madh?
Demokracia
19:13 | 06 Korrik 2023

Share:

Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati që njëherësh është edhe nipi i komunistit Hysni Kapo, ka ardhur sot në Kosovë për një paraqitje në një televizion.

Mbase, edhe sonte ai do të përhap teori konspirative si ajo për ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili të hënën ishte në Shqipëri.

Bushati tha se vizita e Bill Clinton në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste Albin Kurtin.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.

DOKUMENT| Ja çfarë thotë raporti i CIA-s për gjyshin e Andi Bushatit, krahun e djathtë të Enver Hoxhës

Të ngjashme