Sport
Ancelotti: Vuajtëm nga Chelsea, por jemi në gjysmëfinale të Champions
Demokracia
09:22 | 13 Prill 2022

Share:

Real Madridi përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit nga Chelsea janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, vetëm pas vazhdimeve.

“Mbretërit” pësuan 2:3 nga “Blutë” e Londrës në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pranoi pas ndeshjes se skuadra e tij u përball me vështirësi ndaj Chelseat, megjithatë ai u shpreh i lumtur për plasmanin tutje.

“Nuk mund të shpjegojë ndjesinë pas ndeshjes. Publiku na shtyu dhe magjia e Bernabeu u shfaq në fund. Ishte e qartë se do të vuanim ndaj kampionëve të UCL. Është normale. Kam eksperiencë mjaftueshëm për ta ditur si shkojnë këto ndeshje”, ka thënë Ancelotti në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“E inkuadrova Camavingan për të na dhënë energji. Sa më shumë vuajmë, aq më i lumtur jam. Benzema nuk kishte asgjë, ai nuk është i lënduar. Benzema dhe Vinicius patën performanca të mira. Carvajal si qendërmbrojtës po ashtu. Ne vuajtëm, por tani jemi në gjysmëfinale të Champions League”, shtoi tekniku italian.

“Na mungoi Militao. Ne nuk merituam të shkonim në disavantazh 2:0 fillimisht”, deklaroi tutje Ancelotti.

13 herë kampionët e Evropës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e takimit Atletico Madrid – Manchester City që luhet të mërkurën mbrëma./Demokracia.com/

Të ngjashme