Sport
Ancelotti u vërshëllye nga tifozëve, e pranon se nuk po luajnë mirë
Demokracia
11:09 | 20 Shkurt 2022

Share:

Real Madrid mori tre pikët e plota nga përballja e kampionatit me Alaves, teksa Los Blancos triumfuan me rezultatin 3-0 falë golave të Asensio, Vinicius Junior dhe Benzema.

Të tre golat për madrilenët erdhën në fraksionin e dytë të ndeshjes, ndërsa 45-minutat e para lanë për të dëshiruar, çka detyruan edhe publikun në Santiago Bernabeu të vërshëllente të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti.

Italiani pas ndeshjes u shpreh se tifozët janë pjesëmarrës në lojë, ndërsa shtoi se Reali i tij është duke i interpretuar keq pjesët e para në ndeshjet e fundit.

“Na duhen këto lloj ndeshjesh për të mësuar, pjesa e parë ishte e vështirë. Na mungoi kualitetit në atë fraksion dhe publiku vlerësoi në atë formë mënyrën e të luajturit. Atyre nuk i pëlqeu loja dhe u shprehën pasi janë gjithnjë shumë pjesëmarrës në një ndeshje.

Në fakt, askujt nuk i la një shije të mirë pjesa e parë dhe po na kthehen në një pikë të dobët pjesët e para në ndeshjet e fundit, duhet të punojmë më shumë. Por, është e vërtetë se në këtë fraksion edhe kundërshtarët janë më energjikë për të na përballuar”, u shpreh Ancelotti.

Të ngjashme