Sport
Ancelotti tregon hapur nëse do të ketë transferime të reja te Real Madridi në janar
Demokracia
12:48 | 30 Janar 2023

Share:

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për afatin kalimtar të janarit, pas ndeshjes me Real Sociedadin në La Liga.

Tekniku italian ka theksuar se merkato dimërore ka marrë fund për Real Madridin dhe se nuk do të ketë transferime të reja, përveç të brazilianit të talentuar Endrick.

“Afati kalimtar për neve është i mbyllur, Askush nuk largohet dhe askush nuk vjen. Asgjë nuk do të ndodhë në janar”, ka deklaruar trajneri italian, sipas gazetarit Fabrizio Romano, përcjell Demokracia.com.


16-vjeçari, Endrick, është dakorduar me drejtuesit e Los Blancos për transferimin e tij në vitin 2024.

Real Madridi është në garë për La Ligan, duke u pozicionuar në vendin e dytë me 42 pikë, pesë më pak se Barcelona.

“Mbretërit” janë poashtu në garë për ta mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve, ku në 1/8 do të kenë punë me Liverpoolin./Demokracia.com/

Të ngjashme