Sport
Ancelotti qetëson tifozët, Benzema gati për ndeshjen kundër PSG-së
Demokracia
15:48 | 11 Shkurt 2022

Share:

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Real Madridit. Karim Benzema do të jetë i gatshëm për përballjen me Paris Saint Germain.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti për “El Golazo de Gol”.

I pyetur nëse Benzema do të udhëtojë për në Paris javën e ardhshme, ai u përgjigj; ‘Po’.

Ancelotti e konfirmoi këtë pak para konferencës në ora 15:00 para sfidës me Villarrealin.

Benzema ka munguar disa ndeshje për Realin, dhe mungesa e tij i ka kushtuar edhe me eliminim nga Kupa e Spanjës. /Demokracia.com

Të ngjashme