Sport
Ancelotti pyetet në konferencë për transferimin e Mbappe, kjo është përgjigjja e tij
Demokracia
13:22 | 19 Maj 2022

Share:

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti po mban konferencë për media.

Ndër pyetjet e gazetarëve nuk kishte si të mungonte edhe pyetja rreth transferimit të mundshëm të superyllit francez, Kylian Mbappe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përgjigjjes tekniku italian iu përgjigj duke qeshur, duke mos dhënë shumë detaje.

“Përditësime për Mbappé? Nuk më pyesin mjaftueshëm për Mbappé në rrugët e Madridit (qesh). Tani për tani jam i shqetësuar vetëm për finalen”, tha Ancelotti, njofton InfiniteMadrid, transmeton Demokracia.com.

Media të shumta spanjolle, por edhe ato franceze kanë raportuar se Kylian Mbappe ka marrëveshje me Real Madridin dhe se zyrtarizimi pritet të ndodhë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi në finalen e Ligës së Kampionëve do të përballet me Liverpoolin më 28 maj në Paris./Demokracia.com/

Të ngjashme