Real Madridi ka zhgënjyer në “Parc des Princes” pasi kundërshtari i tij, PSG e ka dominuar në çdo cep të fushës dhe vetëm fal paraqiste së mirë të portierit belg Courtuis shpëtoi me vetëm një gol të pranuar 1:0.
Trajneri i Real Madridi, Carlo Ancelotti pas ndeshjes është shprehur se PSG ishte superiore ndaj ekipit të tij gjatë gjithë ndeshjes dhe se Mbappe nuk mund të ndalej.
“Mbappe është i pandalshëm. Provuam ta ndalim, Militao ia doli mirë, por ai gjeti diçka nga asgjë dhe shënoi në minutën e fundit”.
“Ne u mbrojtëm mirë, por nuk ishim agresivë sa duhet, ne ende mund të kualifikohemi edhe pse PSG është favorit tani. Nuk luajtëm mirë, por, në Bernabeu do zhvillojmë krejtësisht një tjetër lojë”.
“Optimist para ndeshjes së dytë? Po, sepse luajmë me 11 lojtarë dhe mbi 50 mijë tifozë në Bernabeu”, deklaroi ai. /Demokracia.com