Futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, i cili dikur ishte lojtari më i mirë në botë, ka konfirmuar se dëshiron të stërvit ekipin kombëtar brazilian me Carlo Ancelottin.
Ancelotti po nis një epokë të re për ekipin kombëtar brazilian si trajneri i parë i huaj në histori, dhe ai do të jetë atje së bashku me ish-yllin e tij, Kaka, të cilin e udhëhoqi drejt Topit të Artë në epokën e lavdishme të Milanit.
Trajneri italian dhe Kaka janë miq të mirë dhe e njohin njëri-tjetrin prej kohësh, por ky transferim është një befasi e madhe sepse Kaka ka qenë jashtë futbollit për një kohë të gjatë dhe nuk ka bërë asnjë punë si trajner pas përfundimit të karrierës së tij të shkëlqyer.
“Jam gati! Nëse skuadra mendon se mund të ndihmoj në një farë mënyre, mendoj se ka ardhur koha kur të jem gati”, konfirmoi Kaka në një intervistë me Caze TV, kur u pyet për negociatat për t’u bashkuar me stafin e trajnerëve të ekipit kombëtar të Brazilit.
Kaka zbuloi se pasi i dha fund karrierës në vitin 2017, ai ndoqi kurse biznesi sportiv në Harvard dhe iu përkushtua arsimit. Ai gjithashtu përfundoi një kurs trajneri në Konfederatën Braziliane të Futbollit.
Ancelotti do të marrë detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar brazilian më 26 maj dhe do të shohim nëse Kaka do të prezantohet menjëherë në ekipin që ka për detyrë ta rikthejë Brazilin në majën e futbollit botëror.