Sport
Ancelotti pas ndeshjes me Shakhtarin: Luajtëm keq, Kross duhet të marrë një vendim
Demokracia
09:36 | 12 Tetor 2022

Share:

Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Shakhtar Donets në transfertë, megjithatë Los Blancos janë të sigurt për kualifikimin në fazën e 1/16-tave.

Pas sfidës, tekniku Carlo Ancelotti e theksoi se skuadra e tij ishte autore e një paraqitje të dobët, megjithatë theksoi se është i lumtur për karakterin e treguar nga ekipi ndërsa shtoi se Toni Kroos duhet të marrë një vendim nëse do të tërhiqet apo do të vazhdojë karrierën.

“Nuk kemi luajtur aspak mirë, por kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Jemi të kualifikuar, por plani ndaj Shakhtar nuk shkoi sipas parashikimeve. Loja u komplikua pasi na shënuan, luajtëm keq. Megjithatë, ndonjëherë futbolli është i tillë, i vetmi aspak pozitiv është fakti që ekipi tregoi karakter dhe nuk u dorëzua. Është e vështirë të fitosh ndaj Shakhtarit, e rëndësishme është që jemi në fazën tjetër.

Kroos? Situata me të është shumë e qartë, për mua ai duhet të marrë një vendim. Duhet të vendosë nëse do të qëndrojë apo do të tërhiqet, ka qenë një ndër më të mirët përgjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Ancelotti. /Demokracia.com

Të ngjashme