Sport
Ancelotti flet për çështjen e Mbappes dhe finalen kundër Liverpool
Demokracia
10:42 | 20 Maj 2022

Share:

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti gjatë konferencës për shtyp para duelit kundër Real Betis e cila është edhe ndeshja e fundit këtë sezon për ‘Los Blancos’ në La Liga, ka folur rreth sulmuesit të PSG’së, Kylian Mbappe dhe për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool.

Ancelotti në konferencën për shtyp ka hedhur poshtë idenë se spekulimet rreth Kylian Mbappes mund ta shpërqendrojnë ekipin teksa përgatitet të përballet kundër Liverpool më 28 maj.

Ai tha se janë mësuar me këto gjëra, ndërsa shtoi se edhe gjatë kohës kur është në seanca stërvitore dhe në restorantet në Madrid, nuk e pyesin rreth çështjes së 23-vjeçarit.

”Ne jemi mësuar me këto gjëra. Jemi të fokusuar për duelin ndaj Liverpool dhe atmosfera është e mirë. Ajo që ndodh jashtë dhe ajo që flitet, nuk na ndikon aspak. Askush nuk më pyet për Mbappen. Unë e kaloj kohën time në Valdebebas, në makinën time dhe në shtëpi. Ndonjëherë më pëlqen të shkoj në restorantet në Madrid, por askush nuk më pyet për këtë, e vetmja gjë që kam parasysh është finalja,” tha ai.

Të ngjashme