Sport
Ancelotti: Chelsea vjen për ta kërkuar gjysmëfinalen, ne jemi të varur nga Benzema dhe kjo më bën të lumtur
Demokracia
14:51 | 11 Prill 2022

Share:

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur sot në një konferencë për shtyp, një ditë para duelit të kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Ndeshja e parë në Londër u mbyll 1:3 për “mbretërit”, por Ancelotti bën thirrje për kujdes. Ai tha se londinezët udhëtojnë për ta kërkuar përmbysjen dhe gjysmëfinalen.

“Chelsea vjen këtu për të provuar të fitojë dhe të kalojë në gjysmëfinale. Kjo është ajo që bëjnë skuadrat e mëdha”, tha fillimisht Ancelotti në konferencë për media, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell Demokracia.com.

“Të gjithë e dinë se nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë. Ne e dimë se mund të vuajmë. Duhet të luftojmë dhe të fitojmë”.

“Jam me fat që lojtarët e mi dinë shumë mirë t’i luajnë këto ndeshje. Ata nuk do të jenë të qetë nesër. Sot, ne jemi të lumtur që luajmë një çerekfinale”, shtoi ai.

Trajneri italian u përgjigj edhe në pyetjen se nëse skuadra është e varur nga sulmuesi Karim Benzema.

“Nëse jemi të varur nga Benzema? Po ne jemi. Nuk është gjë e keqe, jam i lumtur për këtë. Karim Benzema ka gjithçka që duhet të ketë një 9. Benzema është ajo që futbolli modern kërkon të ketë në një ekip”, deklaroi Ancelotti./Demokracia.com/

Të ngjashme