Në konferencë për shtyp ka folur trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Trajneri i “Los Blancos” u ndal shumë te Hazard dhe Bale, dy lojtarë të mënjanuar nga projekti i klubit:
“Ata kanë pasur shumë pengesa, me lëndime dhe probleme fizike. Bale është kthyer tani, Hazard ka një muaj që po bën mirë. Nuk kam nevojë të jap asnjë këshillë, ata kanë talent dhe cilësi, do të mund të na ndihmojnë në gjysmën e dytë të sezonit. Unë bëj zgjedhje për të mirën e klubit, duhet të aktivizoj formacionin më të mirë për të fituar.
Në një klub si Real Madridi, konkurrenca është e madhe”. A keni folur me Hazard? Jo, ai është një lojtar i Real Madridit. Ai stërvit, është i fokusuar vetëm në këtë. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër. Ai stërvitet mirë dhe pret të luajë. Do të ketë hapësirën e tij kur të jetë gati. Rotacion në Kupën e Mbretit? Ndeshja e nesërme është eliminatore, ne duam të ecim përpara, kështu që do të aktivizoj formacionin më të mirë të mundshëm.
Nuk po mendoj për ndeshjen e së dielës, duam të fitojmë nesër.
Do ta lë të pushojë vetëm kur të jetë i lodhur. Nëse thotë jam i lodhur pas dy muajsh, do ta lë të pushojë. Tani nuk e shoh të lodhur. Bale? Ai është mirë, është stërvitur, është pjesë e skuadrës dhe do të grumbullohet për nesër. Si të gjithë lojtarët e thirrur, ai ka mundësinë të luajë, si nga fillimi, ashtu edhe gjatë ndeshjes.