Lajme
Analiza e Mustafës: Ndërkombëtarët e përkrahën VV-në, i rrahnin tenxheret
Demokracia
23:02 | 10 Korrik 2023

Share:

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje “eksperiment ndërkombëtar”.

Në një intervistë për Pressing T7, Mustafa ka thënë se ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për të ardhur në pushtet.

Tutje, Mustafa ka përmendur edhe mbështetjen që mori Vetëvendosje nga guraja e ish-ambasadorit amerikan, Philip S. Kosnett.

”Edhe ambasadën amerikane, por edhe ambasada tjera ia kanë dhënë anën Vetëvendosjes, ne nuk kemi pritur gjë të mirë që ka me ndodhë as për LDK-në, sepse pamë që përkrahjen e tërhoqën dhe ia dhanë Vetëvendosjes. Sot kur ankohem them që e kanë kërku”, ka thënë Mustafa.

“Ishin ndërhyrjet e drejtpërdrejta, është e vërtetë që tenxhere i rrasin krejt. Ka qenë deklaratë e ambasadores së saj që edhe qeni i saj do të jetë rehat me ndërrimin e pushteteve”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme