Lajme
Analiza e Mehmetaj para 3 muaje, qe qysh parashihte se Kurti do ta zvarrisë pafund Kuvendin
Demokracia
10:17 | 18 Maj 2025

Share:

  • Skenari i parë dhe më i mundshmi: nuk bëhet qeveri hiç.

Kështu, me të marrë fjalën në “Debat Plus”, gazetari Lirim Mehmetaj e niste analizën e vet dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, para mëse tre muaje tash.

Mehmetaj, si dy plus dy që bëjnë katër, parashihte se Vetëvendosja do ta shtyjë “sa të munden” zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

“Se Albin Kurti as s’i ka numrat, e as nuk e lejon opozitën m’e ba përkundër se i ka numrat. Qysh nuk e lejon? A i takon me patjetër kryetari i parlamentit VV-së?

Dmth qiky është shpërblimi i të dalit i pari (në zgjedhje), e merr të parin e Kuvendit.

Më së pari e vonon në pafundësi zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Unë nuk e di nëse ka na interpretim të Gjykatës Kushtetuese se sa të lejohet deri ta zgjedhsh: e vonon qita.

(Pastaj) e çon dikush në GjK, aktualisht e kontrllon GjK VV-ja, dhe GjK thotë deri ta marrë vendimin bllokohet procesi qysh ndodh zakonisht.

Dhe aty bllokohet procesi nja 3-4 muaj, ec e dije sa. E shtyn sa të munet. Vjen vakti me u zgjedh, e zgjedhin, pastaj nuk thirrin seanca”, thoshte ai.

Të ngjashme